Të martën, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugore.

    Kjo situatë vjen si pasojë e aktivitetit dhe depërtimit të pazakontë për periudhën që ndodhemi të anticiklonit afrikan mbi rajonin e Ballkanit si dhe një pjesë të Evropës qendrore.

    Për shkak të masave ajrore jugore edhe temperaturat në orët e mesditës pritet të arrijnë vlera 29 deri në 31 gradë celsius.