Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në hyrje të Shëngjinit. Një automjet ka goditur një makinë të parkuar në anë të rrugës dhe më pas është përmbysur si pasojë e përplasjes.

Drejtuesi i automjetit tip Ford, ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Lezhës. Ende nuk dihen detaje rreth gjendjes së tij shëndetësore, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Ky incident ka shkaktuar shqetësim te banorët dhe kalimtarët e zonës, të cilët kërkojnë më shumë masa për sigurinë në rrugë.