Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv pasditen e sotme aktualitetin politik të javës. Spahu mori në shqyrtim fillimisht krijimin e partisë së re nga Enkelejd Alibeaj dhe Edvin Kulluri.

Spahiu thekson për Arbër Hitajn se çdo parti që ka dalë nga ‘barku’ i PD-së në këto 34 vite nuk ka patur sukses. Por sipas tij e vetmja zgjidhje është që partitë e rej që janë kundër establishmentit politik të bëhen bashkë në zgjedhje me një ekip të përbashkët qeverisës.

‘Nëse i referohemi në 34 statistikave, çdo parti që ka dalë nga barku i PD nuk ka patur sukses, janë 20 fraksione me parti të reja që nga 1992. E më pas disa parti,. që ishin fraksione. Asnjëra prej tyre nuk ka mbijetuar. Duke iu referuar situatës së PD, kemi një qasje 180 gradë të elektoratit. Shumica e elektoratit opozitar janë kundër Berishës. Çelësi i suksesit të Alibeajt, Bashës, Lëvizja Bashkë, Shqipëria Bëhet, do kenë sukses vetëm nëse bashkohen në një front opozitar dhe nxjerri një kandidat për kryeministër. Që të jetë rivalizues, konkurrues dhe më i mirë se Berisha dhe Rama.

Nëse ky fluks nuk sinkronizohet me lista kandidatësh, me një emër më të mirë për drejtim, ekipi qeveritar, do e kenë të vështirë të hynë në tregun politik,. Por nëse tregohen të mençur, i shtrijnë dorën njëri tjetrit. Edhe ata që pretendojnë se janë të rinjë kanë 10 vite në politikë. Të veçuar janë të mundur, nuk mund të thyejnë establishmentit Berisha Rama. Që populli ti shikojë si burra shteti, duhet të thyejë një mit, duhet një emër rivalizues përballë Berishës dhe Ramës.’