Në automjetin në pronësi të qytetarit me iniciale D.Sh. ka rënë zjarr rreth orës 00:30 në lagjen nr.9 të Korçës.

Si pasojë e ngjarjes, është djegur pjesërisht automjeti. Nga veprimet e para hetimore dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.