Marrëdhënies disa vjeçare tashmë i erdhi momenti për të ngjitur një tjetër shkallë në historinë e jetës së tyre. Do të thoni ju për kë bëhet fjalë? Sigurisht për çiftin më të përfolur në Shqipëri.

Më të dashuruar se kurrë, Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari kanë vendosur të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Në një mbrëmje që do të jetë e gjitha për t’u jetuar dhe shijuar, çifti ka zgjedhur ambientet e “Sheraton” për këtë ditë speciale të jetës së vet, shkruan Newsbomb.al.

E siç thotë edhe kënga “Dy veta martohen dhe 100 të tjerë tërbohen”, le t’ia lëmë skenën sot veç Lorit dhe Visit bashkë me të ftuarit e tyre. E rëndësishme është që ata të dy të kënaqen e kjo natë të jetë e paharrueshme për ta duke shtuar në repertorin e historisë së dashurisë, datën 19 tetor.

Lori Hoxha është presidentja e Top Channel ndërsa Vis Bajraktari biznesmen i suksesshëm. Historia e tyre e dashurisë ka nisur shumë vite më parë, kurse sot është momenti që marrëdhënia e tyre të formalizohet. S’mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë trashëgime çiftit me kërshërinë më të madhe për pamje nga ceremonia e tyre.