Fasulja kapin çmim rekord në Shqipëri/ Nuk do ta besoni sa kushton 1 kg groshë…
Temperaturat përvëluese të verës kanë lënë pasoja në sektorin e bujqësisë.
Fermeret e fshatrave në Maliq të Korçës, të njohura për kultivimin e fasuleve shprehen për ‘Report tv’ se në periudhën e lulëzimit të bimës temperaturat ishin 40 gradë ndaj lulet u dogjën nga dielli. Në këto kushte rendimenti i fasules këtë sezon përllogaritet në 20%. Nga 100-150 kg per dynym që kanë marrë vitet e tjera, sivjet u prodhua vetëm 15-25 kg për dynym.
Rënia e prodhimit të fasules në fushat e Maliqit ka sjelle menjeherë dyfishimin e çmimit. Aktualisht fermerët e Maliqit 1kg fasule po e shesin me shumicë 6 mijë lekë të vjetra/kg, ndërsa në dyqanet e pakicës çmimi mund të shkojë 8-9 mijë lekë të vjetra/kg.
Drejtoria e Bujqësisë bën të ditur se në gjithë fushën e Maliqit janë kultivuar 320 hektarë fasule, kryesisht varieteti i bardhë por dhe fasule pllaqi.