Nëse gjithmonë keni menduar se përqindja që e shiur në aplikacionin e motit tregon shanset e reshjeve, keni gabuar.

Në fakt përqindja e shiut në aplikacion tregon sa përqind e sipërfaqjes së “x” zone do të përshkohet nga rreshjet e shiut. Por mos u shqetësoni, nuk jeni të vetmit që jeni ngatërruar.

Një video virale pretendonte se përqindja e shiut nuk parashikon në të vërtetë sa gjasa ka të ketë shi, ose sa shi do të bjerë gjatë ditës, por parashikon se sa sipërfaqe e një zone të caktuar pritet të ketë shi. Pra, nëse lexoni [Tiranë, 40% shi] do të thotë se në 40% të sipërfaqes së Tiranës do të ketë shi. Megjithatë, parashikimi i motit nuk është aq i thjeshtë.