Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec, ku një person është gjetur në rrethana ende të paqarta pa shenja jete, në afërsi të fshatit Leshnicë.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se viktima është përplasur nga një mjet i panjohur, i cili më pas është larguar nga vendngjarja.

Forcat e rendit janë duke bërë verifikime për të identifikuar mjetin dhe shoferin që mund të jetë përfshirë në këtë incident.

Sakaq, grupi hetimor është në vendngjarje për të mbledhur prova dhe për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes