Vrasja me thikë e nxënësit 14-vjeçar mesditën e së hënës në Tiranë ka tronditur mbarë opinionin publik.

Ngjarja e rëndë ngriti alarmin e situatës shqetësuese me adoleshentët, që herë pas here përfshihen në sherre që përfundojnë edhe në fatalitet.

Gazetari dhe drejtuesi i “Opinion”, Blendi Fevziu u shfaq i përlotur dhe i prekur nga ngjarja e rëndë e humbjes së jetës së një fëmije 14 vjeç. Fevziu bëri edhe apel për qytetarët që të japin sa më shpejt ndihmën e parë kur shikojnë qytetarë në nevojë.

“Ndihma e menjëhershme është e domosdoshme, mund të shpëtosh një jetë për pak sekonda angazhim. Këto raste edhe sekonda është shumë në qoftë se nuk ndërhyet”, tha Fevziu.