Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura e intervale të herëpashershmes kthjellimi. Prezencë të reshjeve të shiut me intensitet të ulët në pjesën e parë te ditës kryesisht në pjesën veri-perëndimore e në jug-perëndim.

Më pas reshjet shtrihen gradualisht në pjesën më të madhe të territorit, ku reshjet në veriperëndim e jug, pjesërisht në qendër të territorit pritet të jenë të herëpashershme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar hera – herës me shkarkesa elektrike.

Mjegull/ mjegullinë shikim i reduktuar kryesisht në zonat luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve.