Lajme -

Zyrtare, fund i lumtur i “telenovelës” Muriqi, kosovari firmos me Lazion!

Vedat Muriqi është zyrtarisht një lojtar i Lazios. Mbyllet me një fund të lumtur telenovela e kësaj vere në të cilin aktori kryesor ishte pikërisht bomberi i përfaqësueses kosovare. Pasi zbarkoi në kryeqytetin italian dhe kaloi me sukses vizitat mjekësore, Muriqi u zyrtarizua si afrimi më i ri i Lazios së Claudio Lotitos. Në Serie A, ai u transferua falë këmbënguljes së Igli Tares me Lazion që derdhi në arkat e Fenerbahce rreth 20 milionë euro për kartonin e ish-lojtarit të Teutës dhe Besës në Kategorinë Superiore. Te Lazio Muriqi pritet të formojë një dyshe të frikshme sulmuese me Ciro Immobilen Këpucën e Artë Europiane në sezonin e fundit. 26-vjeçari do të ketë mundësinë të luajë edhe në grupet e Champions League me bardhekaltrit.

Burimi:Supersport.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *