Lajme -

Zidane shuan zërat e merkatos për yllin e ekipit: Qëndron këtu

Zinedine Zidane u mbyll dyert të gjitha skuadrave të interesuara për Roman Alarcon Suarez i njohur nga të gjithë si Isco.

Mesfushori spanjoll, ka patur shume pak minuta në këtë sezon dhe në media kanë aluduar shumë lajme, lidhur me largimin e mundshëm të tij nga Los Blancos që në merkaton e janarit.

Gjithsesi pēr të shuar këto zëra ka menduar trajneri Zidane, i cili në një intervistë pas ndeshjes ndaj Villarealit, ka theksuar se Isco nuk do të largohet nga Reali pasi vazhdon të mbetet një element shumë i rëndësishëm për skuadrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *