Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti’’ në emisionin “Rreze Dielli”,
mjeku popullor dha disa këshilla për depresionin dhe kurimin e kësaj sëmundje përmes bimëve medicinale.
Specialisti i bimëve mjekësore tha se ka disa shkaktarë kryesorë për depresionin si: Pakënaqësia për arritje në jetë, zbrazëti dhe ftohtësi në familje, plogështi në veprime, anemitë e theksuara, parazitët në organizëm, pagjumësia, humbja e besimit në vetvete dhe vështirësitë dhe çrregullimet në punë.
Por si t’i kuptoni shenjat paralajmëruese të depresionit? Dr.Ylli Merja dha këto këshilla:
Çrregullimi bipolar ( hiperaktiv), ddihet i gëzuar për një kohë të gjatë, flet shumë dhe shpejt, flen pak, vëmendja shpërqëndrohet shpejt, siguri e tepruar në vetvete, përballon sjellje të rrezikshme.
Ndërsa tha se një person që tashmë është në fazë depresioni do të shfaq këto simptoma:
Trishtim, dëshpërim për një kohë të gjatë, mbyllje në vetvete tërheqja nga aktivitet, ndryshim oreksi, lodhje, vështirësi në përqëndrim, pavendosmëri në punë dhe mendime të këqija.
Trajtimi i depresionit sipas specialistit të bimëve medicinale:
-Vizita me mjekun
-Analizat nëse është anemik
-Mund të bëhet një RMN
Trajtimi alternativ
-Ushtrime fizike atletike, joga
-Trajtimi me ushqyerje bimore