Lajme -

Vllaznia dorëzohet për Sherrin: I rritëm ofertën, s’ktheu përgjigje

Vllaznia detyrohet të heqë dorë përfundimisht nga Alan Sherri. Nëpërmjet një komunikate të shpërndarë në faqen zyrtare, klubi shkodran sqaron se drejtuesit më të lartë dhe sponsori Xhaferri i kanë bërë një ofertë shumë të mirë portierit, por ai nuk nuk ka denjuar të kthejë përgjigje, e në këto kushte janë ndërprerë negociatat për rinovimin e marrëveshjes. Klubi i kujton Sherrit që duhet të shlyejë detyrimin financiar të formimit të tij në klubin e qytetit të lindjes. Sherri, sikurse është njoftuar një ditë më parë, ka arritur marrëveshjen me Laçin.

Komunikata e Vllaznisë

“Klubi i Futbollit “Vllaznia” njofton opinionin publik se gjatë gjithë ditës së djeshme dhe sot paradite ka qenë në kontakte të vazhdueshme me sportistin Alen Sherri duke i ofruar atij kushte financiare disa herë më të larta nga ato të sezonit të kaluar, ndonëse aktivizimi i tij nuk ka qenë i plotë, por me objektivin e vetëm për të përkrahur elementët e rinj në zhvillimin e tyre profesional, për t’i dhënë mundësi aktivizimi në nivele më të larta.

Në mënyrë të drejpërdrejtë drejtuesit më të lartë të klubit dhe sponsori i Klubit “Vllaznia”, kanë rritur ofertën financiare duke pritur një përgjigje deri në mesditën e sotme, por lojtari nuk ka dhënë asnjë përgjigje, në asnjë rrugë komunikimi të mundshme.

Në kushte të tilla deklarojmë se ndërpresim negociatat me lojtarin Sherri. Klubi Futbollit “Vllaznia” dhe sponsori i ekipit kanë përmbushur çdo detyrim ndaj lojtarit në fjalë, prandaj mbeten të vendosur për të kërkuar përmbushjen nga ana e tij të të gjitha detyrimeve të formimit ndaj klubit kuqeblu, sipas rregulloreve të FSHF-së, UEFA- s dhe FIFA- s.”

Burimi:Supersport.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *