Piperi është shumë më tepër sesa një erzë, ËSHTË NJË ILAC PËR GJITHCKA: është diuretik dhe dobësues, kuron shqetësimet gastrointestinale dhe infeksionet përveçse i bën të shijshme shumë nga pjatat tona.

Piperi dezinfekton mukozën gastrike pa e dëmtuar.

Elementi kryesor i të gjitha pipereve është piperina. Një substancë që nxit nivelin gastrik (bëhet acarues vetëm kur teprohet me sasinë), prandaj me doza të moderuara piperi konsiderohet një tretës i mirë.

PIPERI JESHIL përftohet duke i zhytur në shëllirë kokrrat ndërsa janë ende të gjelbra, me qëllimin bllokimin e procesit oksidues. Në këtë mënyrë ruhet një lloj butësie dhe një shije e veçantë aromatike por më pak e spikatur. Është një antiinflamator shumë i mirë.

PIPERI I KUQ ka një shije me delikate. Përftohet kur frutat janë të pjekura dhe u shtohet supave me thjerrëza për të shmangur fryrjen.

Piperi vepron si tonik
Mjekësia e lashtë indiane e llogariste piperin si një mjekim të jashtëzakonshëm kudër lodhjes psikofizike. Ai këshillohet edhe në rastet e shqetësimeve të frymëmarrjes dhe ka veprim antiseptik. Piperina lehtëson përthithjen nga ana e organizmit të elementeve jetësorë që përmbajnë ushqimet: ndaj këshillohet që piperi t’u hidhet ushqimeve në ndërrimin e stinëve.