• Të dielen vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe i ftohtë, si pasojë e masave ajrore të thata dhe ftohta me origjinë Lindore që kanë përfshirë Ballkanin prej disa ditësh.

    Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie të tyre duke u luhatur nga -2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Shkodrës deri në 20°C vlera maksimale.

    Puka do të jetë qyteti më i ftohtë ku temperaturat të shtunë do të zbresin deri në -1 gradë kurse të dielën -2 gradë Celcius.

    Duke nisur nga e hëna dhe e gjithë java e ardhshme do të jetë mot i paqëndrueshëm i cili do të shoqërohet me stuhi dhe rebeshe shiu. Ne harten me poshte shikoni temperaturat për ditën e diel: