Lajme -

“Urë lidhës mes Turqisë dhe Greqisë”, “Bild” zgjedh personazhin fitues të javës kryeministrin Rama, kurse humbësin italiani Conte

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar një listë ku ka përfshirë Kryeministrat të cilët kanë arritur sukses ose kanë dështuar përgjatë kësaj jave në politikat e tyre.

Kryesimin e mban kryeministri Edi Rama, i cili është shpallur si politikani numër 1 i javës, pasi insistoi të lidh bisedimet mes Greqisë dhe Turqisë. Sipas Bild, Kancelarja Merkel e ka përgëzuar Ramën i cili po përpiqet të mbledhë në një tryezë diskutimi krerët e Turqisë dhe ata të Greqisë për të shuar konfliktin që kanë prej kohësh për ishujt në Detin Egje.

Një situatë që mes dy vendeve po është përshkallëzuar së fundmi duke u bërë kërcënim edhe për fillimin e një lufte.

Në gjithë këtë histori kryeministri Rama cilësohet si ndërtuesi i urës së komunikimit mes dy vendeve, ku dhe pas vizitave që zhvilloi së fundmi në këto vende dërgoi edhe porositë për krerët e lartë të të dyja palëve.

Ndërsa humbësi nga politikanë sipas Bild është shpallur kryeministri italian Giuseppe Conte të cilit iu rrëzua qeveria ditën e sotme. Shkaku ishte një duel i brendshëm qeveritar me Matteo Renzi, kreu i Italia Viva, i cili tërhoqi ministrat e tij nga qeveria. Partnerët e tjerë të koalicionit, Lëvizja me 5 Yje dhe Social Demokratët, nuk kanë shumicë për të qeverisur Italinë duke e çuar kështu vendin në një krizë qeveritare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *