Lajme -

“Ulu në prehrin tim”, Atdheu kapet mat teksa tenton të puthë ish-konkurrenten e Përputhen

Atdheu po merr vëmendje të vazhdueshme edhe pas daljes nga programi me veprimet e tij.

Konfirmoi ndarjen nga Sara, akuzoi Andin për tradhëti, u pa prapë me Sarën e pastaj puthi Shqipen. Lëmsh!

Por nuk u ndal me kaq. Ish-konkurrenti nga Gjakova vazhdon me gjestet e tij sa funny aq të çuditshme duke bërë konfuz rrjetin.

Në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale të kapura nga dikush i pranishëm ai shihet teksa ngacmon vazhdimisht Shqipen dhe tenton ta puth.

Në një moment ai i kërkon ish-konkurrentes që t’i ulet në prehër pastaj i ofrohet ta puth, gjë që refuzohet nga ajo.

Ngjarja ka ndodhur ditën e dejshme në qytetin e Fierit ku një pjesë e ish-konkurrentëve dhe stafi i ‘’Për’puthen’’ realizuan audicionet për sezonin e ri të programit.

Se çfarë po ndodh mes tyre dhe a u bashkua me Sarën pas ndarjes mbetet të shihet në vazhdim. Një gjë e sigurt Atdheu do vazhdojë të na habis sigurisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *