Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë mbrëmjen e djeshme në Sarandë, ku 65-vjeçari Gëzim Bizioni u vra brutalisht në oborrin e banesës së tij, ndërsa autori i ngjarjes dyshohet të jetë miku i tij Admir Beqiri.

Viktima, i divorcuar, kishte ndarë banesën e tij në dy pjesë dhe kishte marrë 42-vjeçarin Admir Beqiri për të jetuar aty. Sipas dëshmive të fqinjëve jashtë kamerave, Bizioni dhe Beqiri kishin pasur konflikte së fundmi, pasi 65-vjeçari po i kërkonte mikut të tij të largohej nga banesa. Ndërkohë, ditën e djeshme, Beqiri, në gjendje të alkolizuar, refuzoi të ulte volumin e muzikës, ndërsa Gezim Bizoni ishte në zi për vdekjen e djalit të tij.

Gjatë një konflikti me tone të ashpra, Admir Beqiri e goditi viktimën në fytyrë me një shishe qelqi, duke e lënë të vdekur në vend, dhe vazhdoi ta dhunonte edhe pasi 65-vjeçari kishte humbur jetën.

Në momentin e krimit ndodhej edhe e dashura e 42-vjeçarit, e cila u largua me nxitim, ndërsa pak minuta më vonë u shoqërua në Komisariatin e Policisë Sarandë. Trupi i pajetë i Gëzim Bizonit ndodhet për ekspertizë pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore