Është publikuar fotoja e 28-vjeçarit Denis Loka, i cili u vra me thikë nga kushërinjtë e tij Enis dhe Aleksandros Loka, në në lagjen Kipseli të Athinës mbrëmjen e së hënës.

Ngjarja e rëndë është fiksuar nga kamerat e sigurisë të bizneseve aty pranë dhe tregojnë vëllezërit, 17 dhe 19 vjeç të cilët fillimisht përleshen fizikisht me të afërmin e tyre Denis Loka, përpara se t’i marrin jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50 dhe ishin efektivët e Policisë Rrugore, të cilët po lëviznin pranë kryqëzimit të rrugëve Chania dhe Patisia, që panë të shtrirë përtokë 28-vjeçarin.

Sakaq dy vëllezërit pretendojnë se janë abuzuar seksualisht nga 28-vjeçari i ndjerë, kur ishin fëmijë dhe jetonin në Shqipëri. Kur u takuan ata debatuan për atë që pretendojnë se ka ndodhur në të kaluarën. Viktima ka tentuar t’i qetësojë, por ka ndodhur një sherr, i cili ka sjellë plagosjen fatale të 28-vjeçarit.

Një orë pasi kryen krimin ata janë vetëdorëzuar në komisariatin e Kipselit dhe ka qenë 17-vjeçari ai që ka marrë përsipër vrasjen.