Gazetarja dhe ish-opinionistja e Big Brother VIP Albania, Zhaklin Lekatari, në “Goca dhe Gra” ka folur për periudhën më të errët në jetë.
Ajo ka treguar për kohën kur u përball më së shumti me gjuhë urrejtjeje dhe komente negative.
Gjatë bisedës, ka zbuluar edhe që u sulmua fizikisht nga një person derisa po ecte rrugëve të Tiranës.
E krejt kjo pas Big Brother VIP 2, ku ishte në stolin e opinionistes bashkë me Arbër Hajdarin
“Më kanë prekur edhe fizikisht për shkak të deklaratave”, nis fillimisht ajo.
“Në Tiranë, në Bllok, po ecja në rrugë dhe një burrë që më ndiqte më ofendonte dhe unë vrapova për t’i shpëtuar sulmit dhe dy taksistë panë ngjarjen dhe më shpëtuan. Nuk denoncova nuk isha mirë psiqikisht. U mundova të shpëtoja veten dhe të ikja në shtëpi”, theksoi Zhaklin.
Lekatari ndër të tjerash tha: “Nuk mendoj që ka diçka për të irrituar, ka qenë periudha Post Big Brother”.