Nje aksident ka ndodhur diten e sotme, ne autostraden Tirane-Durres.

Policia njoftoi se rreth orës 15:30, në autostradën Durrës-Rrogozhinë ka ndodhur një aksident, ku një trailer ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat ndarëse të rrugës.

Shoferi i mjetit është shoqëruar në spitalin e Kavajës si pasojë e tronditjes që ka pësuar, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po bën kqyrjen dhe hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.