Më datë 16.10.2024, rreth orës 08:15, shtetasi P. M., duke kryer manovrën mbrapa me automjet,

në oborrin e banesës së tij, aksidentalisht ka përplasur nipin e tij 2 vjeç,

i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.