Një tërmet i fortë është rregjistruar mes Qipros dhe Turqisë. Lëkundjet sizmike fillimisht ishin matur nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare si 5.1 Rihter, por më vonë u rishikua në 4.6 Rihter. Tërmeti ka ndodhur në orën 12:09 (me orën lokale), në brigjet e rrethit Gazipaşa të Antalias.
Tërmeti ka tronditur shumë zona të Turqisë si Mersin dhe qendrën e Antalias. Gjithashtu, tërmeti është ndjerë në zonën e Gazipasës, si dhe në zonat Manavgat, Alanya, Kepez, Nikosia dhe Paphos.