Një 27-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar paraditen e djeshme në Peristeri të Athinës, i akuzuar për tentativë vrasje, pengmarrje, kanosje dhe fyerje të një 22-vjeçareje.

Sipas Policisë, 27-vjeçari është afruar me 22-vjeçaren përmes një platforme në rrjetet sociale dhe pas një komunikimi të shkurtër, 22-vjeçarja ka tentuar t’i japë fund lidhjes mes tyre. 27-vjeçari shqiptar, megjithatë, mbrëmjen e së hënës ka hipur me forcë 22-vjeçaren në një taksi që kishte në pronësi dhe më pas ka nisur të lëvizë me të, ndërsa në të njëjtën kohë e fynte dhe e kërcënonte se nuk do ta linte të dilte nga automjeti.

Më pas 22-vjeçarja ka tentuar të dalë nga mjeti në lëvizje, por 27-vjeçari e ka neutralizuar duke i kaluar në qafë zinxhirin e çantës që 22-vjeçarja zotëronte, duke e shtrënguar.

22-vjeçarja ka arritur të çlirohet, pasi zinxhiri i çantës është thyer dhe me ndihmën e disa kalimtarëve që kanë lajmëruar Policinë, është dërguar në stacionin e policisë së Peristerit.

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.