Lajme -

Tea flet për të dashurin dhe zbulon detaje nga lidhja e re e dashurisë

Tea Trifoni ka deklaruar se ka filluar një lidhje të re dashurie pas ndarjes super të bujshme nga Bearti.

Vetëm pak muaj më pas ish-konkurrentja zbuloi lidhjen e re duke mos zbuluar asnjë detaj për të deri më sot.

E ftuar në emisionin “n’Fermë” Tea ka thënë se ka qenë Fatjoni ai që i ka njohur dhe djaloshi që po i merr zemrën nuk është fytyrë e njohur për publikun.

“Është dikush që unë jam duke e njohur për momentin. Është figurë jo e njohur, njeri i thjeshtë, nga zona ime, aty afër, nga Fieri. E kam njohur me Fatjonin, rastësisht, kur nuk e pret të vjen. Isha duke festuar për qejfin tonë dhe na doli ky. Ishte shumë i ëmbël”.

Tea ka zbuluar po ashtu se ka ndodhur edhe puthja mes tyre dhe se i dashuri i saj ia mori vëmendjen me komplimentet për intelegjencën dhe karakterin, e jo nga ato të zakonshmet që Tea merr për sytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *