Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Reshjet e shiu do të jenë prezente prej orëve të para të 24-orëshit me intensitet mesatar, në formën e shtrëngatave me shkarkesa elektrike dhe breshër në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në veri, pjesërisht në qendër dhe jug reshje me intensitet deri të lartë.

Reshjet parashikohet të jenë prezente deri gjatë orëve të mëngjesit ndërsa gradualisht humbasin intensitet dhe lokalizohen në lindje të territorit në formën e shtrëngatave lokale.

Reshje reshje dëbore me intensitet të ulët në Alpe dhe relievet malore veri-verilindje në lartësitë mbi 1,100m.

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 6/16
Kukës 4/13
Lezhë 7/16
Dibër 4/14
Durrës 12/19
Tiranë 12/18
Elbasan 11/18
Berat 8/19
Vlorë 10/19
Korcë 4/13
Gjirokastër 7/17
Sarandë 12/19