Lajme -

Spitali Shefqet Ndroqi distancohet nga ‘Tirja’, përmes një njoftimi publik dënon aktin e rëndë: Ndihemi të lënuar, nuk mund të njolloset puna jonë

Ditën e djeshme u bë publik në media një rast flagrant i korrupsionit dhe abuzimit në sistemin shëndetësor, dhe më specifikisht në spitalin Covid 2.

Një sanitare duke u hequr si infermiere i zhvati vajzës së një pacienteje Covid një shumë të majme prej 8 milionë lekësh në mënyrë që t’i siguronte shërbim të posaçëm nënës së saj, por që një gjë e tillë nuk u mundësua kurrë. Vajza pretendon se nënës së saj nuk iu dha kujdesi i posaçëm mjekësor pavarësisht rryshfetit që iu mor nga sanitarja. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar dhe spitali Shefqet Ndroqi, ku përmes një njoftimi publik theksohet se ky akt i shëmtuar nuk mund të njollosë punën e gjithë spitalit.

“Ky akt i shëmtuar nuk mundet të njollosë punën tonë. U bëjmë thirrje autoriteteve kompetente të kryejnë hetimin deri në fund. Dënojmë me forcë këtë akt të paligjshëm dhe korruptiv. Gjithë personeli shëndetësor ndjehet tejet i lënduar”,-deklaron spitali.

Burimi:Fax Web

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *