Sport -

Solskjaer në delir: Luajtëm futboll brilant!

Manchester United me fitoren ndaj Sheffield United u afrua shumë me kreun e renditjes në Premier League, duke marrë edhe parasysh faktin që ka edhe një ndeshje më shumë për të luajtur. Ole Gunnar Solskjaer në intervistën pas ndeshjes në fund të sfidës, iu gëzua suksesit 2-3 në Bramall Lane duke nënvizuar se skuadra e tij luajti një futboll brilant.

“Luajtëm një futboll brilant mes golit të tyre të parë dhe të dytë. Në minutat e fundit vuajtëm disi. Henderson gaboi në golin e parë, por më pas u soll shumë mirë dhe mbrojti rezultatin me një pritje të rëndësishme. Më në fund e gjeti golin edhe Martial, kemi shumë nevojë për golat e tre sulmuesve tanë“, deklaroi trajneri norvegjez i United.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *