Mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve, u mbajt dhe nata e parë gjysmëfinale e “Këngës Magjike”.

Një ndër këngët më të pëlqyera në këtë festival, ka qenë dhe ajo e Kanitës “Kristal”, një këngë e cila i dedikohet dashurisë së humbur.

E kjo këngë si duket ka tërhequr edhe vëmendjen e deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhit.

Në llogarinë e saj në “Instagram”, Kryemadhi ka postuar një fragment të performancës së Kanitës.

Disa reshta të këngës janë: si munde ti, në shpirt më ke vra.

Postimi i Monika Kryemadhit:

Si munde ti…
Si më ke vra, në shpirt më ke vra…
Si munde ti…
Sikur kristal, në copa m’ke nda…