Edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe kthjellime të cilat nisin nga orët e mesditës në zonën e veriut dhe më pas gradualisht edhe në pjesën tjetër të territorit

Duke nisur nga orët e para të 24-orëshit dhe deri në orët e mesditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët dhe lokalisht deri mesatar kryesisht në qendër dhe jug të vendit.

Pas orëve të mesditës reshjet në zonën e veriut ndërpriten dhe mbeten në zonën e jugut dhe pjesërisht qendër përsëri me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Në relievet malore në verilindje deri në orët e mesditës në lartësitë mbi 1000 metër reshje të dobëta dëbore.

Në zonën e juglindjes pas orëve të mesditës reshjet e shiut kthehen në reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar në lartësitë mbi 900-1000 metër.

Mjegull / mjegullinë, shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 3-10 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive 14-20m/s. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -1 deri 7°C
në zonat e ulëta 5 deri 14°C
në zonat bregdetare 8 deri 14°Ca