Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Durrës, pasi ka kërcënuar me mjetë prerës (thikë) ish-dhëndrin e tij.

“Komisariati i Policisë Durrës arrestoi në flagrancë shtetasin:

V.Z., 50 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kanosur me mjet prerës, ish-dhëndrin e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”,-njofton policia.