Pranë Ambasadës izraelite në Kopenhagen kanë ndodhur dy shpërthime në orët e para të mëngjesit.
Forca të shumta policie si dhe ekpertët e kërkimit janë vendosur në zonë për të zbuluar nëse shpërthimet lidhen drejtëpërdrejtë me sulmet që ndodhën në Izrael të martën në mbrëmje.

Pak më poshtë Ambasadës është dhe një shkollë hebraike, e cila është urdhëruar të qëndrojë e mbyllur. Udhëheqësit e komunitetit hebre në vend kanë deklaruar se tashmë nivelet e sigurisë duhet të rriten përgjatë zonës.

Policia akoma nuk ka dhënë një raportim të saktë mbi dëmet e shkaktuara ose formën e shpërthimit por për mediat ka reaguar ministri i drejtësisë i Danimarkës, Peter Hummelgaard duke thënë se “sulmi në thelb është serioz”, raporton TV2, dhe më tej ka vijuar të thotë se është akoma herët për të spekuluar për arsyet.

Kjo nuk është e para Ambasadë izraelite që është goditur ditët e fundit.

Ambasada izraelite në Stokholm është mbyllur të martën pas një sulmi me armë siç raportoi dhe policia. Sakaq detaje nuk janë bërë me dije për shkak të hetimit, i cili vazhdon për zbardhjen e rrethanave.