Shembja e TK, Teatri Kombëtar i Kosovës merr vendimin e papritur

Orët e para të mëngjesit, godina e Teatrit Kombëtar është shembur. Pavarësisht protestave dhe qendrimeve kundër të një pjese të artistëve dhe qytetarëve, Bashkia ka vendosur për shembjen natën të kësaj godine

Për të u solidarizuar për shembjen e Teatrit, që nga komuniteti i artistëve konsiderohet një tragjedi, Teatri Kombëtar i Kosovës ka anuluar shfaqjen që ka qenë e planifikuar të shfaq sonte.

‘Me rastin e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, sot anulojmë shfaqjen e Teatrit Kombëtar të Kosovës “Skenderbeu ose Dashuri dhe Liri”, që ishte planifkuar të jepet sonte online / livestream në faqet e të gjitha teatrove të Kosovës, pjesëmarrëse në kalendarin e përbashkët për muajin maj. Teatri ka ekzituar para nesh dhe do të ekzistojë përgjithmonë.’shkruhet në faqen zyrtare të Teatrit Kombëtar në Facebook.

Burimi:Fax Web

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *