Lajme - Sport -

Ibra: E ardhmja ime? Varet nga…

Zlatan Ibrahimovic ishte ndër protagonistët absolutë të Festivalit të Sanremos. Një “showman” në skenën e Aristonit, tani suedezi thjesht duhet të presë kthimin e tij në fushë. I dëmtuar para ndeshjes kundër Udineses, Ibra u ndal edhe para ndeshjes kundër Veronës. Gjiganti i “Djallit” do të humbasë gjithashtu ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Manchester United, i vendosur për t’u rikuperuar plotësisht për ndeshjet e ardhshme të Serisë A dhe për sfidën e kthimit kundër “Djajve të Kuq”. Vendimtar deri më tani për Milanin, Ibrahimovic jep sinjale se mund të vazhdojë me Djallin edhe në sezonin 2021/2022.

“A do të qëndroj në Milano? Le të shohim, kjo varet nga Maldini. Nëse ai dëshiron, këtu jemi.”

E ardhmja e Ibrahimovicit do të vendoset në javët në vijim, por ai e di mirë se çfarë do të thotë për skuadrën kuqezi prania e tij.

“Në Milano kam shumë përgjegjësi dhe ndihem lider. Kjo skuadër është e vetmja ku jam emocionuar kaq shumë, dua të jap shumë, të mësoj shumë, që të jem udhërrëfyes, sepse, kur më shohin, presin diçka nga unë”.

Ibrahimovi, tregon se e ka vuajtur shumë mungesën ndaj Veronës.

“Doja të isha atje, sepse jam shumë i përfshirë. Më ka marrë malli për ekipin. Gjatë Festivalit, flisja shpesh me Piolin dhe Maldinin. Kur kaloj një ditë pa ta, është si të kem qenë pa fëmijët e mi”.

Në fund, disa fjalë të 38-vjeçarit për epërsinë e Interit në kampionat:

“Ka ende shumë ndeshje, gjithçka është e mundur. Ata luajnë vetëm një takim në javë dhe kanë më shumë kohë për t’u rikuperuar. Puna ime është të fitoj trofe, kam ardhur në Milano për të fituar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *