Meteorologu Hakil Osmani nga MeteoAlb tha se temperaturat do të kenë një rritje gjatë fundjavës.
Osmani u shpreh do të kemi një rritje graduale të temperaturave ajrore ku maksimumet do të jenë 14-15 gradë celsius në ultësirën perëndimore, ndërsa në zonën malore nuk pritet të shkojnë më shumë 7-8 gradë celsius.
Sipas tij gjatë fundjavës do të kemi kryesisht mot të qëndrueshëm e me diell.
“Nëse flasim për kushtet e motit, territori shqiptar gjatë kësaj fundjave kryesisht do të jetë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që të kemi kthjellime, vranësirat pritet të jenë më të theksuara në pjesën e dytë të ditës së diel, ndërsa në mbrëmje mundtë kemi momente me reshje të izoluara shiu , apo dëbore në zonat malore”, tha Osmani.
I pyetur se cilat zona mund të kenë reshje bore, Osmani theksoi se të dielën mund të ketë reshje bore në veri-lindje, në Bajram Curri, Kukës, Pukë, Peshkopi.
“Ditën e diel në orët e vona të mbrëmjes mund të ketë reshje bore në veri-lindje, në Bajram Curri, Kukës, Pukë, Peshkopi.
Në pjesë tjetër të javës do të kemi reshje shiu, rrebeshe dhe rritje të lagështisë në ultësirën perëndimore. Ndërsa reshjet e dëborës mbeten të fokusuara në zonat veri-lindore dhe në zonat e thella malore”, tha meteologu.