Lajme - Sport -

Refuzoi Kosovën për Zvicrën, Petkoviç lë jashë Europianit sulmuesin 22 vjeçar

Disa muaj më parë Andi Zeqiri dhe babai i tij konfirmuan se kanë vendosur të përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare, megjithatë sulmuesi që është pjesë e Brightonit në Angli, ndryshoi mendim në muajin mars, duke mos u paraqitur në grumbullimin e Challandes.

Te Kosova nuk e fshehën zhgënjimin për këtë ndryshim mendjeje nga ana e sulmuesit 22-vjeçar, megjithatë atëherë u fol se Zeqiri ka marrë një premtim për të qenë pjesë e helvetëve në Kampionatin Europian, ndaj vendosi të zgjedhë ata.

Gjithsesi tani ka ardhur momenti që të zhgënjehet sulmuesi, pasi trajneri Petkovic ka publikuar listën prej 26 futbollistësh me të cilën Zvicra do të përfaqësohet në Kampionatin Europian dhe në të nuk bëj pjesë emri i Zeqirit.

Sulmuesi 22-vjeçar ishte në grumbullimin paraprak prej 29 futbollistësh, por në fund Petkovic vendosi të dërgojë në shtëpi pikërisht Zeqirin, portierin e sapo-transferuar te Borussia e Dortmundit, Kobel dhe mesfushorin e Nice, Ndoye.

Ja lista e plotë e Zvicrës për Euro 2020-ën:
Portierë: Yvon Mvogo (PSV Eindhoven/Ola), Jonas Omlin (Montpellier/Fra), Yann Sommer (Borussia Moenchengladbach/Ger)

Mbrojtës: Manuel Akanji (Borussia Dortmund/Ger), Loris Benito (Bordeaux/Fra), Eray Cömert (Basel), Nico Elvedi (Borussia Moenchengladbach/Ger), Jordan Lotomba (Nice/Fra), Kevin Mbabu (Wolfsburg/Ger), Becir Omeragic (Zurih), Ricardo Rodriguez (Torino/Ita), Fabian Schär (Newcastle/Ing), Silvan Widmer (Basel)

Mesfushorë: Christian Fassnacht (Young Boys), Edimilson Fernandes (Mainz/Ger), Remo Freuler (Atalanta/Ita), Mario Gavranovic (Dinamo Zagreb/Cro), Admir Mehmedi (Wolfsburg/Ger), Granit Xhaka (Arsenal/Ang), Denis Zakaria (Borussia Moenchengladbach/Ger), Djibril Soë (Eintracht Frankfurt/Ger), Ruben Vargas (Augsburg/Ger)

Sulmues: Breel Embolo (Borussia Moenchengladbach/Ger), Xherdan Shaqiri (Liverpool/Ing), Haris Seferovic (Benfica Lisbona/Por) , Steven Zuber (Eintracht Frankfurt/Ger).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *