Një zyrtare policore dyshohet se është plagosur sot në një stacion të policisë në Prishtinë.

Mediat raportojnë se dyshimet e para janë se një zyrtar policor ka plagosur aksidentalisht kolegen e tij.

Insajderi ka kontaktuar me IPK’në por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.