Lajme -

Rama pret ekipin turk për ndërtimin e spitalit të Fierit: Ja sa milionë euro do të kushtojë, zbulohet sa shqiptarë do të punësohen

Kryeministri Edi Rama ka vizituar tokën ku do të ndërtohet spitali i ri rajonal në Fier, së bashku me përfaqësues të kompanisë turke që ka marrë përsipër realizimin e këtij projekti.

Spitali pritet të ndërtohet brenda 3 muajsh, ndërsa do të angazhohen në pikun e punës 1200 punëtorë të cilët, sipas përfaqësuesit turk do të punojnë me 3 turne për 7 ditët e javës. Zëvendës presidenti i shoqatës së ndërtuesve të Turqisë ka deklaruar se kostoja e spitalit të ri të Fierit të jetë 60-70 milionë euro, ndërsa pritet që nga 1000-1200 punëtorë që do të angazhohen në kantier, 20-30% do të jenë shqiptarë.

“Tani jemi këtu në dispozicionin tuaj. Plani që keni ju parashikon që shumë njerëz të punojnë kështu që mirëserdhët.

Ne morëm urdhër gjatë javës së kaluar dhe na instruktuan që duhet të dorëzojmë spitalin për 3 muaj, ka një bast të madh për këtë. Ne arritëm dje dhe e ndiejmë mbështetjen e plotë nga ana e qeverisë shqiptare. Do të fillojmë punën që nesër. Le të kryqëzojmë gishtat sepse do të jetë një sfidë e vështirë

Ne presim që të kushtojë rreth 60-70 milionë euro dhe presim që në kulmin e punës të ketë 1000-1200 punonjës dhe do të punojmë me 3 turne për 24 orë. Minimumi 20-30% e punonjësve të jenë shqiptarë. Dhe të gjithë produktet do i marrim nga Shqipëria, një pjesë do e marrim nga Turqia”, tha zëvendës presidenti i shoqatës së ndërtuesve të Turqisë.

Ndërsa kryeministri Rama komentoi orët e punës në Turqi duke thënë se janë të ngjashme me Shqipërinë dhe këtë donte t’ia bënte me dije të gjithë atyre që bëjnë krahasime me Francën e Gjermaninë.

“Po bisedonim dje me Huseinin dhe më tha që në Turqi, në punët e mëdha publike, minimmi apo le të themi minimumi i forcës së punës ishte 400 orë në muaj. Kjo është e rëndësishme që njerëzit tanë ta dijnë që në projekt, pra është shumë afër me atë që ndodh këtu në punët publike, prandaj është e rëndësishme ta dëgjojnë sepse ndonjëherë ka vështirësi për ta kuptuar këtë gjë e ndonjëherë bëjnë krahasime me Francën e Gjermaninë”, tha Rama.

Burimi:Fax Web

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *