Kryeministri Edi Rama, është shprehur se në çdo shkollë duhet të futet programi i fermave, në mënyrë që fëmijët të jenë në kontakt me natyrën.

Rama u shpreh se çdo shkollë duhet të ketë parcelën e vet që fëmijëve, të mos u duket sikur edhe domatet ua sjell TikTok.

Kryeministri theksoi se ka që të mos njohin dot kush është qen dhe kush është dele.

Edi Rama: Kam qenë shumë partizan i programit të fermës së shkollës.

Çdo shkollë duhet të ketë fermën e vet, parcelën e vet që fëmijët të mos humbin farë kontaktin, mos t’iu duket sikur edhe domatet ua sjell TikTok, por ta dinë si mbillen, dalin. Është komplet e pabesueshme që të mos njohin dot kush është qen e kush është dele.

Kur shkuam në një panair në shesh me kafshët të organizuar nga bashkia Tiranë, ishin nja dy kalamaj dhe njëri i thoshte mamasë e babait ‘pse është ashtu ai qeni, ishte dash’. Nuk kanë lidhje me natyrën, i shohin dhe qenin e dashin si njerëz të TikTok që flasin.