Protestuesit hedhin molotovë drejt selisë së PS, merr flakë hyrja.
Hyrja e selisë së Partisë Socialiste është përfshirë nga flakët pasi protestuesit e opozitës kanë hedhur pa reshtur molotovë drejt saj.
Flakët kanë përfshirë hyrjen kryesore të selisë, si edhe një poster masiv që ndodhet në hyrjen e selisë rozë.
Në përgjigje të këtij përshkallëzimi forcat e policisë janë organizuar duke formuar një kordon para hyrjes, si edhe duke hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve, ndërkohe që forcat zjarrfikëse po kontribuojnë në shuarjen e flakëve.