Për të gjithë personat që kanë punuar në kooperativa, apo ish-ndërmarrjet bujqësore të periudhës komuniste, do t`u njihen vitet e punës edhe kur kanë pasur probleme në dokumentacion.

Ministria e Ekonomisë, ka përfunduar hartimin e projektligjit duke e paraqitur në konsultim publik, përmes të cilit garantohet 15 vite punë për burrat dhe 13 për gratë deri në vitin 1991.

Në këtë mënyrë, në rastet kur në arkivat mungojnë vitet e punës, ka shënime me laps, korrigjime apo pasaktësi në emër, vjetërsia për efekt pensioni do të njihet automatikisht, pa pasur nevojë për një process gjyqësor dhe pa bërë ankimime në zyrat e sigurimeve shoqërore.

Paga e refencës në këto raste do të jetë nga 2,833 lekë për ish-ndërmarrjet bujqësire, 3288 lekë dhe 4110 lekë për ish-kooperativat të cilave do t`u shtohen edhe koeficientët përkatëse në llogaritjen e përfitimit

Megjithatë mosha që do të njihet si vit pune, do të jetë nga 18 vjec dhe viti bazë do të jetë 1977 dhe deri në vitin 1991.

Kush do të jetë që aplikuesi të ketë qenë banor në fshatin ku vepronte kooperativa ose ferma, si dhe të mos ketë qenë duke vuajtur dënimin me heqje lirie

Po ashtu, përcaktimet nuk do të jenë të vlefshme për ata që tashmë janë në pension.

Por efektet do të shtrihen për të gjithë personat që në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit, të jenë në proces ankimimi në ISSH apo dhe në procese gjyqësore.

Në këtë mënyrë, duket se do të ketë efekt edhe në sistemin e drejtësisë ku si në gjykatat e shkallës së parë ashtu dhe në apel, ka një numër të lartë të dosjeve që janë në shqyrtim.