Konspiracionit, Alfred Cako i ftuar në podcastin “Të Pashoq” në kanalin në Youtube të “Pamfleti”-t, ka paralajmëruar luftëra të mëdha në vitin 2025.
Sipas Cakos, përveç dy fronteve të hapura në Europë, në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme në Gaza, një front i tretë do të hapet dhe në Azi, pikërisht në Tajvan.
Konspiracionit shkon më tej duke paralajmëruar edhe përdormini e armëve bërthamore, që sipas tij do të sjellin deri në 3 miliardë vdekje.
“Unë nuk jam profet, unë analiza bëjë nisur nga planet e tyre dhe nisur nga ajo tabela e shahut që si janë gurtët sot të vendosur në tabelën e madhe të shahut. Tabelën botërore, evropiane e aziatike dhe në Lindjen e Mesme, që janë tre vatrat kryesore të tensionit. Dy janë të hapura një është në prag. Në prag është në Azi është tensioni mes dy blloqeve Perëndimi që mbron Tajvanin sidomos SHBA, Japonia, Australia dhe Koreja e Jugut.
Nga ana tjetër forcat më të spikatura në Azi janë Kina, Koreja e Veriut dhe Rusia. Në këtë pjesë të botës n.q.s do të shpërthej lufta unë parashikojë që do të ketë vdekje t mëdha dhe goditje me armë të shkatërrimit në masë.
Ndoshta me armë bërthamore ku mund të vriten 2-3 miliardë banorë. Varet pozicionimi i Indisë që është një shtet i fuqishëm në atë zonë. Një shtet i barabartë me kinën për nga numri i popullsisë dhe territori.
Por nga ana tjetër, ndodhet dhe Pakistani që në rast që India zgjedh që është fuqi bërthamore që përdoret nga perëndimi, mund të mbajë anën e Rusisë”, shprehet Cako.