Këtë të premte, vendi ynë paraqitet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke sjellë vranësira dhe shira të përkohshëm, ku më të dukshme shirat do të jenë në zonat Veriore dhe Verilindore.

Parashikohet që orët e vona të pasdites, të sjellin përmirësim gradual të situatës atmosferike në pjesën më të madhe të territorit, duke lënë më vranësira dhe shira lokalë zonat Veriore – Verilindore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera më e ulët deri në 27°C vlera më e lartë në territor.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.