I njohur për eksperiencën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, Meritoni ka komentuar së fundmi për ndarjen e tij nga Ilnisa Agolli. Në një intervistë për emisionin Prive, ai konfirmoi se ndarja ishte “100% e vërtetë”, por arsyet mbeten private.
“Gjithçka ka ndodhur në mënyrë natyrale dhe reale. Kam vepruar ashtu si jam ndjerë dhe nuk do të ndërroja asnjë pikë apo presje nga ajo përvojë”, tha Meritoni, duke shtuar se reagimet e publikut kanë qenë të ndryshme, me disa që e kanë mirëpritur dhe të tjerë që jo.
Lidhur me raportin e tij me Ilnisën, Meritoni e vlerësoi atë si një grua të mrekullueshme nënë të jashtëzakonshme dhe profesioniste. Ai theksoi se arsyet për ndarjen nuk kanë shumë rëndësi, pasi më e rëndësishme është që të dy të jenë mirë dhe të vazhdojnë jetën përpara.
“Janë gjëra shumë private, por unë i uroj Ilnisës më të mirat në jetë dhe karrierë”, përfundoi ai
Të shpeshta kanë qenë aludimet se familjarët e moderatorit kosovar, nuk e kanë pranuar partneren e re të djalit. Dhe në fakt, pas disa muajsh nga bashkëjetese të këtij çifti, duket se familja Mjekiqi, ende nuk pranonte Ilnisën si të dashurën e djalit.
Nga ajo çfarë dihet, Ilnisa nuk ka shkuar kurrë tek shtëpia e Meritonit, pasi familjarët e tij ishin kundra kësaj lidhjeje. Në një intervistë të dhënë, gazetarja e konfirmoi një gjë të tillë, duke u shprehur se ende nuk kishte gjetur kohën.
“Vera ka qenë intensive për atë çfarë pritet të vijë dhe ende nuk kemi gjetur kohë”, tha shkurtazi Ilnisa, duke zgjedhur që mos të komentojë më gjatë raportin që ka me familjen e partnerit të saj. E teksa në Prishtinë situata ishte ende e nderë, në Tiranë, Meritoni u pranua si ‘dhëndër’.
Vetë gazetarja ka zbuluar takimin e tij me vajzën e tij, por nuk ka përmendur në asnjë sekondë takimin me prindërit e saj, duke ngritur dyshimet se kjo lidhje, ndonëse është pranuar nga familja e saj, nuk shihet me sy edhe aq të mirë.