Lajme -

Nuk ndalet! Flori Mumajesi thumbon sërish anëtarët e jurisë së “Kënga Magjike”

Flori Mumajesi ka qenë ndër të paktë artistë që për dallim nga vitet e kaluara ka reaguar për vendimet e jurisë dhe çmimet e dhëna në “Kënga Magjike”.

Gjatë natës finale ai reagoi për fitoren e “Urban Band” në kategorinë “Best new artist” pasi sipas tij e meritonte Kras, një artist që kishte prurje nga “Threedots”.

Por Flori nuk u ndal me kaq. Ai po vazhdon me reagimet e thumbat drejtuar jurisë së festivalit.

Kantautori e ka thumbuar Arben Skënderin në rrjetet sociale ku ka treguar se po punon për një projekt të ri me Klajdin dhe Brunon. Më pas ai ka shpërndarë një video komike, duke shkruar krah saj “Po mundohemi të përshtatemi me recetat që na sugjeruan për këngë të vitit 2021. Na falni që s’kemi tendencat e kohës “qofte”.

Kujtojmë se ky ironizim i Florit vjen pas debatit të tyre gjatë finales së festivalit ku Arbeni i tha se “Në vitet e ardhshme do donim të shihnim të rinj me një energji që i këndojnë jetës, dashurisë, që i përkon brezit të tyre, të ardhmes së tyre i përkon 2021”.

Dhe kjo nuk është e gjitha, Flori i ka reaguar edhe Kozeta Kurtit.

Kjo e fundit pas finales shprehte rezervat e saj për mënyrën e votimit , duke shkruar madje se “po nuk bëre numra je jashtë festivalit“. Teksa më tej, shkruante për fituesin e këtij edicioni Alban Ramosajn “A është Alban Ramosaj këngëtari më i mirë i Festivalit? Jo, nuk është! A e mbrojti dot këngën? Jo, nuk e mbrojti.”

E pikërisht këto fjalë kanë prekur edhe Florin, i cili në një status në rrjetet sociale shkruan se ky shkrim është i nxitur nga mllefi kolektiv.

“Një shkrim i nxitur nga mllefi kolektiv. Ftoj të gjithë syleshet që morën pjesë në festival që nga fituesi e deri te ata që nuk patën mundësi të kualifikohen të mos ndihen sylesh. Kam shkëputur nga shkrimi vetëm thikat e panevojshme. Çfarē arrogance për gjithē ne syleshat që ngelëm në dorën tënde të na votosh dhe të na vendosësh epitete më pas. Bravo! Të lumtë! Mbase e meritojmë të na votosh si të duash por pas kësaj të lutem mos e mpreh shpatën pa numëruar deri në 10. Si mikeshë që tē kam edhe pse nuk shquhem për të numëruar deri në 10 po e bëj.”-ka shkruar Flori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *