Ndarja e Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut ishte një nga divorcet më të përfolura në mediat rozë. Çifti kishin shumë vite së bashku, ishin njohur në moshë të re, dhe pas disa vitesh të lidhur, u martuan në një ceremoni përrallore mes shumë të ftuarish.
Ata u bënë prindër të dy fëmijëve, një vajze dhe një djali, teksa në rrjetet sociale të dy artistët ndanin shpesh foto nga momentet e lumtura të jetës familjare, ndërsa njëri tjetrit i drejtoheshin me fjalë e mesazhe dashurie.
Por pas 7 vitesh martesë, çifti duket se nuk ia doli ta mbante lidhjen, e mes shumë lajmesh që tregonin se ata ishin drejt divorcit, nuk vonoi dhe konfirmimi i lajmit.
Besi dhe Xhensila në më pak se një vit nga ardhja në jetë e djalit, iu drejtuan dyerve të gjykatës për të kërkuar ç’kurorëzimin e martesës.
Edhe pse mediat e fansat shkruanin për këtë ndarje dhe arsyet pse një nga çiftet më të dashura shkuan në këtë pikë, ata të dy janë tregtuar kaq hermetikë në deklarata publike.
Por mesa duket kanë zgjedhur një mënyrë tjetër për të treguar të vërtetat e tyre… e ndoshta kjo është përmes teksteve të këngëve që kanë publikuar të dy pas ndarjes.
Në fillim ishte Besi ai i cili publikoi një baladë me tekstin e shkruar prej tij, një tekst që menjëherë nga publiku u interpretuar si mesazh për Xhensilën. Të shumta ishin komentet në rrjetet e tij sociale apo edhe tek kënga, ku i jepnin zemër për ndarjen apo mesazhe të tjera që lidheshin më historinë e tij personale.
Vetë Besi nuk ka bërë kurrë një koment për këtë tekst, por as nuk e ka mohuar apo nuk ka kthyer përgjigje komentuesve për t’u treguar se teksti nuk lidhet me pjesëtimet personale.
Në tekstin e Besit ndër të tjera thuhej: A te vret arsyja a tvrasin mendimet, Munesh me fshi numrin po jo kujtimet. Te dy kemi gabime, a e harrove Se ç’ka ndertuam bashke ti e shkatërrove, Mthuj tash si do mbash ti peshen e turpit, M’dhe mosmirnjohjen un gjakun e trupit.
Por nëse ky ka qenë një mesazh për Xhensilën, ndoshta kënga e saj më e re vjen si një përgjigje. Këngëtarja ka publikuar një baladë të re, tekstin e së cilës e ka shkruar edhe ajo vetë, e mes të tjerash shprehet: Thuju, sa herë vetëm netët i kaloja, sa herë sytë nga Zoti ëe të kërkoja. Të vërtetën pse e fsheh? Hajde thuju. Mëkatar i fshehtë ti je.
Sigurisht menjëherë pas publikimit të këngës, komentuesit e kanë lidhur me ndarjen e saj me Besin, por edhe në këtë rast, Xhensila nuk ka bërë asnjë reagim për këtë çështje të jetës personale./top channel