‘’Nëse nuk paguan s’të çojnë në repart’’, Rama i përgjigjet qytetares për Urgjencën e QSUT: Akuzën bëje konkrete me emër dhe mbiemër, ose hesht!

Një qytetare ka denoncuar në faqen zyrtare në FB, të Edi Ramës se tek Urgjénca e QSUT nëse nuk paguan nuk të çojnë në repart për kurim. Po ashtu ajo thotë se edhe vendet e punës aty u janë dhënë njerëzve të Partisë Socialiste.

Rama i është përgjigjur komentit të Mirela Armacit, duke i kërkuar që të dénòncojë me emër me mbiemër për këtë rast. Në rast të kundërt, Rama i thotë qytetares të héshtë dhe mos hedhë baltë mbi bluzat e bardha.

REPLIKAT NË FB

Qyetarja Mirela Armaci: Ju dilni gjithmone dhe flisni, por realiteti eshte krejt ndryshe. E dini ju ministre se ne urgjéncen e spitalit Nene Tereza nqs nuk paguan nuk te cojne ne repart. Shko dhe shiko realitetin.,shiko edhe vendet e punes qe u jepen njerezve qe jane servil te partise Socialiste.

Edi Rama: Realitet eshte ky nuk eshte film artistik, ndersa per sa i perket akùzes qe ben, beje konkrete me emer e mbiemer ose hesht e mos hidh balte mbi bluzat e bardha, qe po e tregojne veten ne diten me te erret per shendetin publik per shkak te pandemise! /BalkanWeb

foto galeri foto galeri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *