Në arrest shtëpie… por 36- vjeçari shëtit nëpër Tiranë

Një 36-vjeçar është arrestuar në kryeqytet pasi kishte thyer masën e sigurisë, “arrest shtëpie”.
Ky i fundit, i dënuar më parë për “Heqje e paligjshme e lirisë”, është arrestuar ndërsa qarkullonte lirisht në zonën e Freskut dhe Komunës së Parisit në Tiranës.
Materialet procedurale për shtetasin me iniciale T. B., i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. /Burimi:tvklan.al