Na habitën! Po tani çfarë po ndodh me Andin dhe Tean?

Andi dhe Tea ishin të ftuar ditën e sotme në rubrikën “Trotuar” në “E diell”.

Andi tha fjalët më të mira për Tean duke u shprehur se ajo përpiqet që të shikojë gjithmonë anën pozitive tek gjërat.

“Mendoj se është naive për faktin se përpiqet gjithmonë të shikojë anën pozitive te gjërat, prandaj dhe shpesh duket ajo gënjeshtra e Teas. Ajo thjesht do të jetojë privatësinë e saj. Ndërsa është e vërtetë sepse i ka nxjerrë të gjitha të vërtetat me kalimin e kohës, e ka mbajtur naiviteti që t’i shprehë avash avash”, tha Andi.

Nga ana tjetër, në fund të këtij debati, Edi Manushi i krkoi Teas që t’i vlerësonte me nga një notë të gjithë të pranishmit në studio.

Ajo që bëri më shumë përshtypje ishte nota më e lartë që Tea dha, një 10-të për Andin.

Kujtojmë se mashtrimi i lidhjes së Teas dhe Andit doli zbuluar pak muaj më parë, kur në rrjete sociale filluan të shpërndaheshin me shpejtësi fotot e Teas duke u puthur me Beart Rexhepin, ish-konkurrentin e “Për’puthen”. Ndjekësit e programit, që kishin besuar se dashuria mes Andit dhe Teas ishte i vërtetë, reaguan të revoltuar pas kësaj ngjarje. Askush nuk e kishte menduar se dy konkurrentët që dolën më parë çift nga “Për’puthen” kishin aktruar aq bukur, duke mashtruar miliona teleshikues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *